Sport Ndërkombëtar

Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

FC Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, falë fitores në çerekfinale kundër Real Sociedadit.

“Katalunasve” u mjaftoi një gol për të triumfuar 1:0 ndaj skuadrës baske në stadiumin “Camp Nou”.

Heroi i Barçës ishte Ousmane Dembele i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 52-të.

Real Sociedadi ishte me një lojtar më pak nga minuta e 40-të kur Mendez u ndëshkua me karton të kuq.

Barcelona në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çerekfinales tjetër mes Valencias dhe Athletic Bilbaos.

/Shqip.com