Sport Ndërkombëtar

Barcelona edhe një hap më afër titullit

Barcelona është një hap më afër shpalljes kampion në La Liga për këtë sezon, pas fitores 4-0 ndaj Real Betisit në kuadër të javës së 32-të.

Pas 14 minutash, vendasit kaluan në epërsi me golin e Andreas Christensen.

Situata për Betisin u përkeqësua edhe më shumë, kur (Edgar Gonzalez 33’) pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’i lënë ata me 10 lojtarë.

Pas vetëm tre minutash nga ajo situatë, Robert Lewandowski dyfishoi shifrat.

Për 3-0 u përkujdes Raphinha në minutën e 39-të.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, teksa një auto-gol nga Guido Rodriguez në minutën e 82-të, solli një fitore të thellë për ekipin e Xavit.

Pas javës së 32, Barcelona ka mbajtur diferencën për 11 pikësh nga Real Madrid, pasi aktualisht kanë 79 pikë, me madrilenët që kanë 68, ndërsa në javën e 33-të katalanasit takohen me Osasunan.

/Shqip.com