Sport Ndërkombëtar

Barcelona e përmbysë “Nëndetësen e Verdhë”

Memphis Depay

Barelona ka shënuar fitoren e parë në udhëtim në këtë sezonë – në La Liga.

Katalunasit kanë triumfuar në udhëtim ndaj Villarrealit, me rezultat 1-3.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Frenkie De Jong, kur po zhvillohej minuta e 48-të.

Ndërsa, paraprakisht, Gavi dhe Memhis Depay kishin lëshuar disa mundësi të pastra për shënim.

Por, ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi vendasit e barazuan rezultatin me anë të Chukwueze.

Përderisa “nëndetësja e verdhë” po sulmonte pa pushim, e pësuan në kundërsulm.

Ishte Depay, që e tundi rrjetën në minutën e 88-të.

Goli i shënuar nga Depay

Ndërsa, goditjen përfundimtare Villarrealit, ia dha Phillipe Coutinho.

Mesfushori nga Brazili, realizoi nga pika e bardhë – në minutat shtesë të takimit dhe katalunasit arkëtuan pikët e plota.

Me këtë fitore, Barca ngritet në vendin e shtatë në elitën e futbollit spanjoll, me 23 pikë, pas 14-të ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, Villarreali mbetet në pozitën e 12-të, me shtatë pikë më pak./Shqip.com