Sport Ndërkombëtar

Barcelona e nis sezonin e ri me formacionin 4-3-3

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez

Barcelona do e nisë sezonin e ri – në La Liga me formacionin 4-3-3, në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos që nis me fillim nga ora 21:00.

Xavi Hernandez ka vendosur që nga minuta e parë – të startojë me tre transferimet e reja.

Në qendër të mbrojtjes – nga minuta e parë do të luaj Chistensen, kurse Raphinha me Lewnadowskin fillojnë në fazën sulmuese.

Në bankën rezervë ka mbetur Franck Kessie, teksa Kounde nuk është regjistruar ende.

Katalunasit nuk kanë kujtime të bukura nga Vallecano, sepse ndeshjen e fundit kishin pësuar humbje me rezultat 0-1./Shqip.com