Sport Ndërkombëtar

Barcelona e nis kampionatin me hap fals

Barcelona nnuk ka arritur më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen në udhëtim te Getafe, ndërsa në “Alfonso Perez” kartonat e verdhë dhe të kuq ishin me shumicë.

Kampionët e Spanjës dominuan takimin, por vuajtën mungesën e finalizimit, ndërsa në fundin e pjesës së pare (42’), Raphinha u ndëshkua me kartonin e kuq duke lënë skuadrën me dhjetë lojtarë.

Në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi, por u barazua edhe numri i lojtarëve në fushën e lojës, kjo pasi Mata u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 57-të.

Barcelona krijoi përsëri një volum të lartë loje, rastet nuk munguan, por goli ishte një mision i pamundur, ndërsa gjyqtari Grado nuk kurseu edhe trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez në minutën e 70-të, me këtë të fundit që u ndëshkua gjithashtu me karton të kuq.

Në fund 0-0 dhe Barcelona e nis kështu rrugëtimin për të mbrojtur titullin kampion, ndërsa për Getafen mund të konsiderohet një pikë me shumë vlera.

/Shqip.com