Sport Ndërkombëtar

Barcelona e “gjen” rrugën për te fitorja

Barcelona

Barcelona ka realizuar fitoren e parë në Ligën e Kampionëve për këtë sezonë.

Katalunasit, kanë mposhtur Dynamo Kyiv me rezultat minimal 1-0, për të arkëtuar pikët e plota, shkruan Shqip.com.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Gerard Pique, në minutën e 36-të.

Pas një harkimi të dhënë nga Jordi Alba, shtatëgjati u gjet më së miri në zonën e rreptësisë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

https://twitter.com/Ziad_EJ/status/1450875649938403330?s=20
Goli i shënuar nga Gerard Pique

Deri në fund të takimit, blaugranët patën shumë mundësi tjera shënimi për të thelluar rezultatin, por shifrat nuk ndryshuan.

Në këtë ndeshje, për herë të parë në Ligën e Kampionëve me fanelën e Barcelonës, u paraqit Kun Aguero, i cili tashmë është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

Pas kësaj fitore, Barca gjendet në vendin e tretë në Grupin E, me tre pikë, ndërsa Dynamo Kyiv bien në vendin e fundit, me vetëm një pikë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në të njëjtin orar, Salzburg-Wolfsburg, vendasit regjistruan fitore me rezultat 3-1./Shqip.com