Sport Ndërkombëtar

Barcelona e fiton Superkupën e Spanjës, demolon Real Madridin

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës për sezonin 2021/22. Katalonasit në finalen që u zhvillua në kryeqytetin Saudit ka mposhtur Realin me rezultat 3-1.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Gavi në minutën e 33-të të ndeshjes pas një pasimi maestral të Robert Lewandowskit.

E sulmuesi polak u përkujdes që të shënoj vetë golin e dytë i ndihmuar nga Gavi. Goli u realizua në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u shënua edhe një gol nga ana e Barcelonës. Realizator i golit të tretë ishte Pedri i cili e pati të lehtë të gjej portën pas një asistimi të Gavit.

Golin e vetëm për Realin e shënoi Benzema në minutën e tretë shtesë.

Kjo është Superkupa e 14-të e fituar nga ana e Barcelonës derisa Reali mbetet me 12 Superkupa të fituara.

/Shqip.com