Sport Ndërkombëtar

Barcelona do të kursejë 36 milionë euro pas shitjes së Griezmannit

Antoine Griezmann

Barcelona ka ndarë rrugët me Antoine Griezmann.

E kjo duket se i ka kurësyer shumë para Joan Laportas.

I pyetur për shitjen e sulmuesit, Presidenti i Barcelonës tha që është i kënqur me marrëveshjen, pasi ka arritur të kursej 36 milionë euro në paga.

Joan Laporta

Laporta po ashtu e ka konfirmuar se Atletico ka paguar 20 milionë për francezin, por kjo shifër mund të shkojë deri në 25 milionë euro.

“Ata do të paguajnë 20 milionë. Por, ka një klauzolë tjetër në marrëveshjen e shitjes së lojtarit që nëse Atlético de Madrid vendos të shesë lojtarin në të ardhmen, ata do të duhet të na paguajnë diferencën që mbetet deri në 40 milionë që ishin vendosur më parë”, tha ai.

Ndërsa tarifa e transferimit është dukshëm më e vogël se sa shpresonte Barcelona, ​​shkarkimi i Griezmann ishte shumë i rëndësishëm për shkak të pagës së tij të lartë.

Ateltico Madrid ka humbur ndaj Alaves

Sulmuesi francez iu bashkua Barcelonën për një shifër marramendëse 120 milionë euro.

/Shqip.com