Sport Ndërkombëtar

Barcelona dhe Coutinho mund t’i ndajnë rrugët

Coutinho

Philippe Coutinho dhe Barcelona, mund të i ndajnë rrugët qysh në fatain kalimtar të janarit.

Ani pse e ka lënë lëndimin prapa krahëve, braziliani nuk po mundet të lë shenja te katalunasit dhe një largim i tij, duket i pashmangshëm, shkruan Shqip.com.

Sipas “Daily Mail”, Newcastle United është e interesuar për shërbimet e 29 vjeçarit.

“Barcelona është e gatshme të pranojë një ofertë huazimi e cila përfshin një opsion të detyrueshëm për blerje permanente. Barcelona thuhet se është gati të pranojë një ofertë nga Newcastle United për Philippe Coutinho në janar”, ka shkruar ndër të tjera, mediumi në fjalë.

Newcastle 'will look to make Philippe Coutinho one of their first signings  under new Saudi owners' - HCA Barbieri News
Coutinho

Coutinho ka zhvilluar 10 paraqitje këtë sezonë me Barcen, ndërsa ka shënuar vetëm një gol.

Me promovimin  e Gavi-t dhe Nico-s, në ekipën e parë, minutazhi i tij, veçse është kufizuar edhe më shumë.

Në ndeshjen e fundit, që Barcelona e zhvilloi në Ligën e Kampionëve ndaj Dynamo Kyiv, ai nuk luajti as edhe një minutë te vetme.

Ai kishte “zbarkuar” në “Camp Nou” në vitin 2018, ndërsa për kartonin e tij, blaugranët kishin paguar 150 milionë euro.

Coutionho mbetet ende, transferi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave te Barcelona./Shqip.com