Sport Ndërkombëtar

Barcelona befason me veprimin ndaj portierit Ter Stegen

REAL MADRID - BARCELONA

Barcelona ka nisur nga puna për t’i rinovuar kontratën portierit gjerman Mark-Andre ter Stegen. 31-vjeçari ka edhe dy vjet kontratë me katalanasit, por klubi dëshiron që t’ia shtyjë atë edhe me tri vjet të tjera, pra, deri në vitin 2028.

Sezonin e kaluar, Ter Stegen ishte një faktor i rëndësishëm në fitimin e La Liga, pasi nuk pësoi gol në 26 ndeshje. Ndërkohë që, në total skuadra katalanase pësoi vetëm 18 gola në 38 ndeshje, çka tregon për rëndësinë e portierit gjerman.

Sipas “Marca”, klubi ka nisur bisedimet për t’ia rinovuar kontratën portierit gjerman, që luan në “Camp Nou” prej vitit 2014. Ai ka debutuar me katalanasit një vit më vonë dhe prej sezonit 2016-2027 është portieri titullar i Barcelona.

Natyrisht që shtyrja e kontratës do të shoqërohet edhe me një rrogë të mirë për Ter Stegen, ndaj dhe te klubi mbizotëron optimizmi se bisedimet do të mbyllen me sukses. Edhe trajneri Cavi ka dhënë miratimin e tij për këtë rinovim të kontratës.

/Shqip.com