Sport Ndërkombëtar

Barcelona barazon me Gironan

Barcelona nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi përballë skuadrës së Gironas.

Ndeshja e javës së 28-të në La Liga e zhvilluar të hënën në “Camp Nou” përfundoi me rezultatin e barabartë, 0:0. Barcelona dominoi në fushë, por nuk arriti të shënoj asnjë gol gjatë 90 minutave lojë.

Barcelona mbetet në vendin e parë me 72 pikë nga 28 ndeshje, ndërsa Girona në vendin e 11-të me 34 pikë.

/Shqip.com