Sport Ndërkombëtar

Barcelona assesi të këndellet, ndalet Getafe

FOTO: AS
FOTO: AS

Barcelona ka barazuar pa gola me Getafen në kuadër të javës së 29-të në La Liga.

Ky është barazimi i dytë radhazi për katalunasit, pas atij me Grionan në xhiron e kaluar.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Getafe rrezikoi përmes Munir El Haddadit, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë.

Vendasit vazhduan me lojë të mirë, derisa një rast të mirë e lëshoi edhe Enes Unal (25’), me gjuajtjen e tij që shkoi mbi portë.

Barcelona më pas rrezikoi me anë të Raphinhas dhe Alejandro Baldes, por as kjo dyshe nuk ishte efektive.

Pjesa e dytë ishte disi më e qetë për nga numri i rasteve serioze.

Ishte minuta e 75-të e takimit, kur Raphinha lëshoi një goditje të fortë, por David Soria bëri një pritje fantastike.

Pas javës së 29-të, Barcelona vazhdon të jetë lidere me 73 pikë, 11 më shumë se Real Madridi që është në të dytin, ndërsa në xhiron e 30-të do të ketë punë me Atletico Madridin.

/Shqip.com