Sport Ndërkombëtar

Barça po përgatitet për dyshen Araujo – Koulibaly

Problemet e Barcelonës në mbrojtje nuk kanë të ndalur.

Klubi katalanas nënshkroi kontratë të re me Ronald Araujon, por i duhet një palë këmbë më me eksperiencë për të siguruar një tandem të frikshëm.

Është Kalidou Koulibaly ai që po synohet nga Barça, me të cilët është në bisedime të avancuara, raporton “AS”.

Kalidou Koulibaly

Qendërmbrojtësi është një nga më të mirët në pozitën e tij, dhe Napoli kërkon 40 milionë euro për t’i mndësuar atij kalimin në “Camp Nou”.

Edhe pse 30 vjaçar, senegalezi ka treguar nivel të lartë në aksin qëndror defanziv, së bashku me përfaqësuesin e Kosovës – Amir Rrahmani.

Rrahmani dhe Koulibaly

Ai ka bërë 24 paraqitje për napolitanët në Serie A, duke shënuar tre gola si dhe dhuroi dy asiste.

Vlera aktuale e tij në treg kap shifrëne 45 milionë eurove, sipas “transfermarkt”.

Të interesuar për të ishin edhe klube si Manchester Unitedd, City dhe Juventus por pa diçka më konkrete. /Shqip.com