Barça nuk po dorëzohet për dyshen e Chelseat
Publikuar:
(17.05.2022 16:49:32)

Barcelona po vazhdon “peshkimin” në Londër.
Katalunasit janë vënë pas dyshes së Chelseat, Marcos Alonso dhe Cezar Azpilicueta.
Fabrizio Romano shkruan se “nuk ka dyshime për Alonso: ai është i vendosur të largohet nga Chelsea, por marrëveshja e Barçës varet nga çmimi përfundimtar”.
Teksa, shton se “Azpilicueta ka një ofertë dyvjeçare në tryezë nga Barça, duke pritur për një takim me Chelsean për të vendosur të ardhmen e tij”.
Të dy kanë përvojë të madhe në supe dhe janë me nënshtësi spanjolle.
Teksa, fakti që do jenë pa kosto – i bën edhe më të volitshëm – duke marrë parasysh gjendjen financiare të Barçës.
Barca po kërkon ta përforcojë repartin defanziv – ndërsa mbetet të shihet nëse do i përmbushë këto synime. /Shqip.com