Sport Ndërkombëtar

Barça e Xavit – nuk triumfoi dot ndaj Vallecanos

Barcelona

Nuk ka fitore.

Barcelona e ka nisur sezonin e ri në La Liga – me barazim 1-1 ndaj Rayo Vallencaos.

Katalunasit e dominuan këtë takim në çdo aspekt – por nuk e gjetën rrugën deri te goli.

Robert Lewandowski, Ansu Fati dhe Raphinha – ishin afër ta dërgonin topin në rrjetë, ama fati nuk ishte në anën e tyre.

Në anën tjetër – Vallecabno e zhvilloi një ndeshje të organizuar mirë në repartin defanziv – dhe e arkëtoi një pikë të artë.

Barça e mbylli takimin me një futbollist më pak në fushën e gjelbër, sepse, Sergio Busquets u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Ky barazim është një hap fals – për blaugranët – të cilët kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro në merkaton e verës./Shqip.com