Barça e Xavit nuk po ndalet
Publikuar:
(31.07.2022 08:09:42)

Katër ndeshje, asnjë humbje.
Barcelona është duke shkëlqyer në parasezonin – që po e zhvillon në Amerikë.
Katalunasit kanë triumfuar edhe ndaj Red Bull New York – me rezultat të pastër 0-2.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Osumane Dembele – në minutën e 40-të.
Për sulmuesin francez kjo ishte hera e tretë që shënon – në dy takimet e fundit.
Teksa, për 0-2 u përkujdes Memphis Depay – tre minuta para se takimi të përfundonte.
28 vjeçari i dha edhe një tjetër sinjal Xavit – se do të “luftojë” për vendin e startuesit ani pse konkurenca është e madhe.
Në total – Barçka ka arkëtuar tre fitore deri më tani, teksa një herë është ndalur me barazim./Shqip.com