Sport Ndërkombëtar

Barazuan në ndeshjen e fundit, Xavi i dënon lojtarët me stërvitje

Barcelona ka barazuar 1-1  në derbin katalan ndaj Espanyolit mbrëmjen e djeshme.

Mbas këtij barazimi, trajneri spanjoll, Xavi, ka marrë një vendim të papritur duke dënuar futbollistët e tij.

Trajneri u kishte premtuar futbollistëve se do t’i linte pushim në rast fitoreje në derbi, por pas barazimit, i urdhëroi të gjithë të dalin në stërvitje paraditen e sotme.

Katalanët e kanë titullin kampion, të vetmin objektiv madhor të mbetur për këtë sezon, ndaj trajneri Xavi ka preferyar t’u dërgojë të tijve një mesazh se nuk do të tolerojë hapar fals në La Liga.

/Shqip.com