Sport Shqiptar

Barazojnë Gjilani e Ballkani, fiton Drita

Me një barazim pa gola (0-0), Ballkani e mbyllur sezonin 2022/2023 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Suhareka është shpallur kampion i Kosovës në futboll në sezonin e dytë radhazi, ndërsa këtë edicion e ka mbyllur në kuotën e 73 pikëve.

Dy skuadrat vendosën që ndeshjen e fundit ta zhvillonin në stadiumin e Ballkanit, mënyrë që kampioni ta festojë titullin para adhuruesve të vet.

Në anën tjetër, Drita që e humbi titullin tri xhiro para fundit , ka fituar si mysafir i Drenicës me rezultat 3-1.

Vendasit shënuan të parët përmes Altin Vojvodës (17’), mirëpo mysafirët reaguan shpejt për t’i barazuar shifrat me golin e Muharrem Jasharit (19’).

Në fraksionin e dytë, Intelektualët përmbysën gjithçka duke i shënuar edhe dy gola të tjerë, autor në të dy rastet ishte Iran Jr. (48’ dhe 73’).

Drita dhe Gjilani do të përfshihen në kualifikimet për Ligën e Konferencës nga raundi i parë, derisa Ballkani si kampion do të luajë në kualifikimet për Ligën e Evropës.

Drenica, si skuadra e fundit në renditjen tabelare, në sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë.

/Shqip.com