Lajme

Barakat brenda QKUK-së përfshihen nga zjarri

Disa baraka që gjendet në oborrin e QKUK-së gjatë pasdites së sotme janë përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, Agron Borovci-zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Nga Policia e Kosovës për Shqip.com ka thënë se informata për një zjarr në rrugën “Holger Petetersen” është pranuar në ora 15:45.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, thuhet në njoftimin policor.

Po ashtu është bërë e ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Sipas këtij institucioni, zjarri shpërtheu në barakat e banimit privat, që janë në afërsi të Klinikës së Pulmologjisë, në hapësirat e QKUK-së.

/Shqip.com