Banorja e “Big Brother VIP” tregon pse e la të fejuarin

Që nga dita e parë ‘Big Brother VIP Albania’ ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Pas prezantimit të banorëve nga moderatorja, Arbana Osmani ata tashmë kanë filluar të njihen më mirë me njëri-tjetrin, duke treguar histori personale.
Së fundi një gjë të tillë e ka bërë edhe Beniada, e cila zbuloi se është beqare për momentin pasi u pyet nga Monika për statusin martesor.
Ajo ka deklaruar se ka qenë në një fejesë të gjatë me dikë nga mosha 16 vjeçare deri në moshën 23 vjeç.

Për këtë fejesë ajo fajëson mamanë e saj, pasi sipas saj ajo ishte shumë e vogël dhe e ka shtyrë atë (qesh).
Monika e pyet nëse u lëndua nga ndarja, por Beniada shprehet jo sepse ishte ajo që e la.
“Ishte i fokusuar vetëm tek futbolli dhe mua më mërzitej jeta me të”, u shpreh Beniada.
View this post on Instagram
Në këtë edicion të Big Brother, janë futur në shtëpi personazhe të njohur si aktorë, balerinë, këngëtarë dhe ish-futbollistë.
Ata do të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh./SHQIP.com