Rozë

Banorja e Big Brother në lidhje me reperin e famshëm shqiptar

Burime ekskluzive për Iconstyle kanë zbuluar se konkurrentja e ‘Big Brother Vip’, Erjola Doçi është në një lidhje me reperin e famshëm shqiptaro-gjerman, Azet.

Në redaksinë tonë ka mbërritur një video ekskluzive e dyshes ku shfaqen krahë njëri-tjetrit.

Erjola gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme deri tani ka qenë shumë diskrete sa i takon jetës private, madje shumë pak kemi mësuar edhe për familjen e saj.

Presim në ditët në vijim nëse konkurrentja do të tregojë më tepër nga romanca me reperin e njohur.

Nuk dihet sesa kohë kanë që janë në një lidhje, por nga sa shohim në video dyshja duken shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit.

/Shqip.com