Sport Shqiptar

Banorja e BBV tregon edhe një futbollist që e ka ngacmuar

Jori Delli është një nga banorët e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut që prej natës kur u bë pjesë e shtëpisë së “BBVIP” ku u prezantua përmes një kërcimi sensual me trupën e baletit të “Top Channel”.

Së fundmi, teksa bisedonte me Gertin dhe Kristin, Jori ka përshkruar se si e shikon ajo mashkullin e saj ideal.

Ndërkohë që bisedonin për emra të njohur, si futbollistë të ndryshëm, Jori ka thënë se një ndër futbollistët që i ka shkruar ka qenë sulmuesi Mario Baloteli.

Ajo u shpreh se ai nuk i pëlqen, por e konsideron “të sjellshëm”.

Dikur, Jori Delli bëri jehonë në mediat italiane, pasi është shprehur se ka takuar futbollistët më të famshëm, Ronaldon dhe Neymar.

Në gusht të 2019-s, modelja ishte protagoniste në një spot reklamash me futbollistët e njohur. Ato shihen të veshur si aristokratë, e më pas Neymar e Cristiano nisin dyluftimin me shpata. Gjatë një bisede me Dean, Jori ka treguar historinë se si ish-i dashuri i saj është bërë xheloz për Cristiano Ronaldon dhe se si ky i fundit e ka ngacmuar atë.

“Kur bëhen ato spotet, ai ose ajo nuk do rrijë aty gjithë ditën që të bëjë ato provat. Ne duhet të jemi të gjithë gati kur të vijë ai. Cristiano nuk ka bërë asnjë provë, ka hyrë menjëherë dhe ka thënë ‘çfarë duhet të bëj unë?’. Nuk e ke idenë sa lekë ka marrë për nja gjysmë ore. Gjysmë milioni ose një milion. Më pas mora telefonin, u ula në një cep dhe fillova të flisja me të dashurin që kam pasur në atë kohë, quhej Simone. I thashë që po pres të bëj sportin dhe e kam me Cristiano Ronaldon. Më mori direkt në telefon dhe më tha: ‘Oo ti tani do më lësh mua, ti e di që ai është ndyrësirë’, u bë xheloz”, tregon Jori Delli.

/Shqip.com