Rozë

Banori i ri i Big Brother: Arilena Ara më ka borxh

Arilena Ara

Të martën në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë hyrë pesë banorë të rinj të cilët kanë “freskuar” shtëpinë.

Njëri nga ta është edhe koreografi Tan Brama, i cili ka punuar më një numër të madhe të artistëve.

Mirëpo në një interviste ai kohëve me parë ka rrëfyer se Arilena është në borxh me të.

Ai ka lenë obligimet e tij për t’ju dedikuar projektit të Arilenës e në fund nuk janë ndarë të kënaqur sepse nuk ka marrë as mirënjohjen dhe as anën financiare.

”Ne jemi miq të vjetër por ama kur futet leku në mes ndryshojnë gjërat”- ka thënë Tan Brama.

Ai ka thënë se xhirimet janë kryer në Kosovë dhe për këtë ai ka lënë edhe obligimet në Francë dhe Gjermani.

Por a është larë ky borxh? Mbetet për tu parë edhe reagimi i Arilenës.

Ndryshe, Brama ka gjithsej 4.2 milionë ndjekës, numër të tillë të cilin nuk e kanë asnjëri nga banorët e shtëpisë së famshme.

Duket se profesione dhe aktivitetet e balerinit kanë marrë vëmendje të fansave të tij./SHQIP.com

https://streamable.com/6dux3s