Rozë

Banori i BBV-së shpërthen në lot: Nuk dija ku e kisha varrin e babait

Meridiani

Meridiani është banori i Big Brother Vip, që jo shpeshherë flet për jetën personale të tij.

Por, në një bisedë me Mikën, ai ka shpërthyer me lot, pasi ka treguar ngjarjen e trishtë që i kishte ndodhur.

Banorit i kishte vdekur babai i tij në moshën 68 vjeçare, për shkak se ishte infektuar me COVID-19.

“Ndodhi edhe kjo e babit me COVID-19. Ishte 68 vjeç. E kapi mushkëria, nuk donte ta pranonte. Zihesha me të, i thoja të bëjmë tamponim se ke temperaturë. Nuk i besonte, thoshte janë budalliqe që jep televizori. E bëjnë për politikë thoshte”, u shpreh ai.

Por, periudha më e bështirë sipas tij ishte momenti kur nuk mund ta gjente varrin e personit më të dashur të tij.

“Ishte koha kur nuk linin të dilte njeri. U nisa pastaj për Turqi se kisha mamin, vjehrrin e vjehrrën që filloi gjendja dhe na kapi ankthi dhe kur jam kthyer, nuk e dija ku ishte varri i babit. E kupton cfarë tmerri. Kur nuk e shikon, prap nuk e beson. Sa herë që shkoj, pres ta shoh. Më duket si gënjeshtër”, shtoi ai.

Përndryshe, Meridiani dhe Iliri janë dy banorët që nuk janë nominuar për të dalë nga shtëpia e famshme./SHQIP.com