Lajme

Banorët e Kievit në radhë për ujë pas sulmeve ruse

Njerëzit në kryeqytetin ukrainas Kiev u desh të qëndronin në radhë për ujë pasi raketat ruse goditën objektet kryesore në të gjithë vendin të hënën.

Një përditësim i mbrëmjes nga kryetari i bashkisë së qytetit, Vitaliy Klitschko, tha se 40% e konsumatorëve në Kiev mbetën pa ujë dhe 270,000 shtëpi nuk kishin energji elektrike.

Trembëdhjetë persona u plagosën në sulmet në mbarë vendin, tha Ukraina.Rusia tha se sulmet kishin për qëllim kontrollin ushtarak dhe sistemet energjetike të Ukrainës dhe se të gjitha objektivat u goditën.

Por ushtria ukrainase tha se kishte rrëzuar 45 nga 55 raketa që ishin lëshuar, raporton BBC.

Lexo edhe:
Kievi goditët nga raketorë masiv

Sot gjatë ditës së hënë, Rusia ka nisur sulme raketore ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase.

Sulmet kanë ardhur pasi Rusia ka fajësuar Ukrainën për sulm me dron ndaj Flotës së saj në Detin e Zi që ishte pjesë e Krimesë së aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Kujtojmë se Rusia ka pezulluar marrëveshjen e Detit të Zi që parashihte eksportin e grurit në vende të tjera. Për këtë, Ukraina ka thënë se kanë mbetur 218 anije të bllokuara.

/Shqip.com