Lajme

Banorët e Khersonit përshëndesin mbrojtësit ukrainas

Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit, Kyrylo Tymoshenko, publikoi foto që tregojnë se si banorët e Khersonit përshëndesin me gëzim Forcat e Armatosura të Ukrainës në qytetin e çliruar.

“Njerëzit na prisnin tetë muaj. Tetë muaj, çdo ditë, bëhej luftë për çdo centimetër të tokës sonë! Dhe ja ku jemi!”, ka thënë Tymoshenko, raporton Ukrinform.

“Ka shumë punë përpara – pastrimi i minave, masat stabilizuese, riparimet e rrjetit. Ne do t’i bëjmë të gjitha këto! Ne do të rindërtojmë dhe rivendosim gjithçka!”, ka shtuar ai.

“Lufta vazhdon dhe ne do të çlirojmë të gjithë njerëzit tanë!”, ka shkruar nënkryetari i zyrës së Presidentit.

/Shqip.com