Lajme

Banorët e Fushë Kosovës mbesin pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU Prishtina” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se banorët e Fushë Kosovës do të mbesin pa ujë të pijshëm.

“Ju njoftojmë se për shkak të  turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit( NTU  është mbi 90) si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj,  sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në  Impiant” thuhet në njoftim.

Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë.

/Shqip.com