Ekonomi

Bankat përfituan mbi 74 milionë euro nga tarifat e shërbimeve në vitin 2021

Kartela e bankës.

Mbi 74 milionë euro janë të hyrat vetëm nga tarifat e shërbimeve dhe komisioneve në 11 bankat që operojnë në Kosovë, përcjell Shqip.com.

Kështu ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë.

“Vlera e të hyrave të bankave nga jointeresi deri në muajin nëntor të vitit 2021, ishte 78.3 milionë euro. Nga kjo shumë, 74.4 milionë euro janë të hyra nga tarifat dhe komisionet, dhe 3.9 milionë nga të ardhurat tjera operative”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, disa nga institucionet financiare në Kosovë kanë paralajmëruar klientët për rritje të çmimeve të tarifave për shërbime./SHQIP.com