Ekonomi Biznes

Bankat fituan miliona euro nga normat e interesit gjatë marsit

Me rritjen e kamatave të kredive janë rritur edhe të hyrat për bankat komerciale në Kosovë.

Bazuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për muajin mars të këtij viti, sektori bankar ka arritur të vjelë 40.3 milionë euro.

Kjo shumë është për mbi 15 milionë euro më shumë se shkurti i këtij viti.

Ndërsa, në marsin e vitit të kaluar, fitimet neto ishin 13.4 milionë euro.

Në marsin e këtij viti, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.3%.

Për ekonomitë familjare është 6.0%, prej të cilave konsumuese 6.2% dhe atyre hipotekare 5.4%.

Ndërkohë për korporata jo financiare norma mesatare e interesit në kredi është 6.5%, prej të cilave në bujqësi ka arritur në bujqësore 6.5%, në industri 7.0% dhe në kreditë shërbyese 6.1%.

/Shqip.com