Sport Ndërkombëtar

Banka rezervë është bërë rutinë për Pique-n

Gerard Pique

Gerard Pique ka mbetur opsioni i fundit në repartin defanziv – të Barcelonës.

Qendërmbrojtësi spanjoll është paraqitur vetëm dy herë – në këtë sezon – më së paku nga shokët e tij të skuadrës – që luajnë në të njëjtën pozitë.

Veterani – e ka djersitur fanellën vetëm në 135 minuta – teksa në gjashtë takime tjera ka qenë rezervist.

Trajneri – Xavi Hernandez po preferon të luaj me Ronald Araujon, Eric Garcian Jules Kounde – e Christenes – duke bërë rrotacione.

Por, Pique duket “jashtë planeve”.

Shtatgjati ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet pesë milione euro.

Ai kishte zbarkuar në Spanjë – në vitin 2014 – pasi katalunasit i paguan Manchester Unitedit pesë milionë paund./Shqip.com