Bandirmaspor zyrtarizon transferimin e Arb Manajt
Publikuar:
(09.08.2021 17:54:31)

Klubi turk, Royal Hastanesi Bandirmaspor ka konfirmuar se ka transferuar Arb Manajn nga rivalët e tyre, Keçiorengucu, shkruan Shqip.com.
Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra turke përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtari shqiptar.
Manaj do të jetë i huazuar te Bandirmaspor deri në fund të këtij edicioni duke tentuar të rris nivelin e tij edhe më tej.
Sulmuesi shqiptar do të vazhdoj të luaj në Ligën e Parë të Turqisë, derisa shpreson se do të futet në ligën elitare turke.
Ai edicionin e kaluar shënoi 12 gola dhe dhuroi dy asisitime për Keçiorengucu në Ligën e Parë./Shqip.com