Lajme

Baltë, minj e mjerim: Forcat ukrainase përgatiten për një tjetër dimër në llogore

Një ushtar ukrainas i Brigadës së 10-të të Veçantë Sulmuese Malore shikon perimetrin në një vend të paidentifikuar në rajonin e Donjeckut të Ukrainës më 26 tetor.
Një ushtar ukrainas i Brigadës së 10-të të Veçantë Sulmuese Malore shikon perimetrin në një vend të paidentifikuar në rajonin e Donjeckut të Ukrainës më 26 tetor.

Fotografi i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, dokumenton kushtet e vështira, me të cilat përballen trupat ukrainase që luftojnë me forcat ruse në rajonin e Donjeckut, ndërsa përgatiten për një tjetër dimër rraskapitës në vijën e parë të luftës.

Një ushtar ukrainas i Brigadës së 10-të të Veçantë Sulmuese Malore shikon perimetrin në një vend të paidentifikuar në rajonin e Donjeckut të Ukrainës më 26 tetor.

Ndërsa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës hyn në muajin e 21-të, asnjëra palë nuk ka ndryshuar ndjeshëm linjat e frontit, duke rezultuar që të dyja palët të forcojnë pozicionet e tyre në atë që quhet një formë e luftës statike.

Fotografi i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, udhëtoi për në frontin e rajonit të Donjeckut, ndërsa forcat ukrainase përgatiteshin për një tjetër dimër rraskapitës. Atje, ai u takua me ushtarët që po bënin roje në llogore.

Një ushtar ukrainas me nofkën “Lypa” mbush me ujë të ngrohtë një tas. Për këta ushtarë, konflikti ka shkuar në mbajtjen e pozicioneve të tyre pasi moti i lagësht dimëror ka filluar të mbërrijë.

“Zoti është në anën tonë. Ne nuk e pushtuam (Rusinë)”, tha Lypa.

“Zot, më lër t’i mbijetoj këtij dimri të vështirë dhe në pranverë fitorja do të jetë e jona”, tha Lypa. “Unë dua tash është që të vdesin sa më pak djem që të jetë e mundur”.

/Shqip.com