Balotelli: Gabimi më i madh ishte largimi nga City

Mario Balotelli ka hapur letrat për të folur rreth të kaluarës së tij në Premierligë.
Sulmuesi italian, në një intervistë për Athletic, ka thënë se largimi nga Manchester City ka qenë gabimi më i madh që ka bërë në karrierë.
“Mendoj se gabimi më i madh ishte largimi nga City. Edhe në vitin kur u largova, luajta shumë mirë në Milan për një vit e gjysmë, por pas kësaj pata disa probleme. Dhe tani që jam rritur, e di që nuk duhej të largohesha nga City”, u shpreh ai.

Balotelli po ashtu shtoi se “gjatë gjithë këtyre viteve duke parë Cityn duke u përmirësuar, duke u përmirësuar dhe duke u përmirësuar. Mund të kisha qenë këtu si Sergio Aguero për një kohë të gjatë. Nëse do të kisha mendësinë time tani… Kur isha në City, ndoshta një top të artë [Topin e Artë] mund ta kisha fituar, jam i sigurt për këtë”.
Pos Cityt, ai kishte luajtur edhe te Liverpooli, por ajo “aventurë” nuk i rezultoi e suksesshme.
“Super Mario” është duke zhvilluar një sezon të mirë në nivel individual – në Superligën turke, te Adana Demirspor.

Në 22 ndeshje të zhvilluara në këtë sezon, ai ka shënuar 10 gola, kurse është autor i tri asistimeve.
Forma e mirë me këtë skuadër, ia mundësoi që të pranonte edhe një ftesë nga kombëtarja italiane pas katër viteve mungesë. /Shqip.com