Lajme

Balluku: Sigurisht që KESH-u terpricat e energjisë do të ja dërgonte KEK-ut

Ministrja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku ka thënë se çdo tepricë të energjisë elektrike në Shqipëri sigurisht se Korporata Energjetike e Shqipërisë do të ia dërgonte Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në një intervistë për Klan Kosova, ajo ka thënë se nuk beson që ka ndonjë shqiptar që thotë shiteni energjinë elektrike dhe mos e dërgoni në Kosovë.

“Çdo tepricë gjatë stinës së dimrit, sigurisht se ne do ta çonim në Kosovë para se ta dërgonim për shtije. Tashmë flitet për një ndihmë humanitare. Kur është puna te Kosova nuk besoj se është ndonjë shqiptar që thotë shiteni dhe mos e dërgoni në Kosovë”, ka thënë Balluku.

Ajo tha se tashmë edhe vendet më të zhvilluara janë duke u përballur me një krizë energjetike dhe se Shqipëria dhe Kosovë nuk përjashtohen nga një krizë e tillë.

Ilustrim

“Kosova dhe Shqipëria kanë kohë që bashkëpunojnë në fushën energjetike. Ky është një vit shumë i vështirë sa i përket krizës energjetike. Çmimet kanë arritur rekord të paimagjinueshëm dhe për këtë arsye besoj se nuk ka ndonjë vend në Evropë që gjendet në pozitë të favorshme sa i përket energjisë”.

Sa i përket Koorporatës Energjetike të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë tha se po bashkëpunojnë mirë.

“Prej kohësh në kemi ndërtuar një marrëdhënie të ndërsjelle. KEK dhe KESH bashkëpunojnë mirë dhe nuk është hera e parë që i gjendemi njëri-tjetrit”.

Tutje, ajo tha se në ditë të vështira Shqipëria është me Kosovën si dhe do të bëjnë më të mirën për vëllezërit e tyre./Shqip.com