Sport Shqiptar

Ballkanit “i iku” fitorja në çastet e fundit

Skuadra kampione në fuqi, Ballkani ishte në prag të fitores ndaj Malishevës, por mysafirët në çastet e fundit barazuan rezultatin dhe ndeshja përfundoi me shifrat 2:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por edhe përkundër rasteve portat mbeten të paprekura.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe me më shumë raste, ndërsa u shënuan edhe katër gola.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 60-të dhe ishte Dawe van Harmon, i cili shënoi për epërsinë e vendasve 1-0.

Vendasit arritën edhe golin e dytë në minutën e 86-të me anë të Edvin Kuc që shënoi për 2-0.

Pas këtij goli të dytë, mysafirët u kthyen në lojë duke ngushtuar epërsinë në 2-1 me anë të Ronald Sobowale, ndërsa kur pritej që ndeshja të mbyllej në skenë doli Agron Bruqi, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2.

Me këtë barazim, Ballkani mbetet në pozitën e dytë me 55 pikë, ndërsa Malisheva renditet e shtata me 30 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani luan në udhëtim te Drenica, ndërsa Malisheva e pret Gjilanin.

/Shqip.com