Sport Shqiptar

Ballkani zyrtarizon transferimin e një mbrojtësi

ni

Klubi futbollistik, Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e Astrit Thaqit, shkruan Shqip.com.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Suhareka përmes rrjetit social “Facebook”.

28 vjeçari ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin suharekas.

Thaqi ka luajtur për shumë vite në Superligën e Kosovës, duke qenë pjesë e Ramiz Sadikut, dhe së fundmi edhe e Feronikelit.

Me këta të fundit, Thaqi nuk kishte vazhduar kontratën, për të zyrtarizuar pastaj transferimin te Ballkani./Shqip.com

Astrit Thaqi