Sport Shqiptar

Ballkani zyrtarizon përforcimin në portë

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, ka nisur mobilizmin për edicionin e ri dhe sot ka zyrtarizuar përforcimin në pozitën e portierit.

Ballkani ka njoftuar se ka nënshkruar me portierin Andrea Hoxha.

Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga Suhareka.

“Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani nga Phoenix Lubeck ekip i cili garon në Regional Liga – Gjermani”, thuhet në njoftim.

“Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje portierit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”.

Ndryshe, Ballkani gjatë ditës njoftoi largimin e dy futbollistëve, Astrit Thaqin dhe Harmon.

/Shqip.com