Sport Shqiptar

Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit përpara ndeshjes në Conference League

Ballkani të enjten e pret një test i vërtetet, ku do të kenë përballë Slacvia Praguen.

Skuadra nga Suhareka ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore, përpara kësaj ndeshje.

Ballkanit i duhet një fitore për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim tutje.

Djelmoshat e Ilir Dajës gjenden në vendin e fundit në Grupin G, me katër pikë, po aq sa ka edhe Slavia Prague një pozitë më lartë.

Kurse, Sivasspor dhe Cluj kryesojnë në dy vendet e para me nga shtatë pikë.

Ballkani deri më tani në këtë kompeticion ka një fitore, një barazim e dy humbje, të njëjtat rezultate i ka edhe skuadra çeke.

/Shqip.com