Sport Ndërkombëtar

Ballkani vetëm një hap larg suksesit historik

FC Ballkani

Është viti i parë në Evropë, por mund ta shkruajë historinë.

FC Ballkani e ka siguruar “play-offin” e Europa Conference League dhe vetëm një ndeshje e ndan nga kalimi në fazën e grupeve

Këtë sukses, suharekasit e arritën vetëm pas ekzekutimit të penaltive, sepse ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të vendasve (4-4 rezultati total).

Penaltinë vendimtare e realizoi talenti, Lindon Emërllahu.

Vendasit e nisën këtë takim më mirë dhe shënuan të parë me anë të Mikkeslen – në minutën e 56-të.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë shifrat – pas një goditje të bukur të Ermal Krasniqit – në minutën e 83-të.

Kur u mendua se gjithçka do përfundonte me barazim, në skenë doli Da Silva – që e tundi rrjetën 30 sekonda para se të përfundonte koha e rregullt.

Në raundin tjetër – do të përballet me FC Shkupin – dhe njëra skuadër do të kualifikohet në grupet e Europa Conferece League./Shqip.com