Ballkani vetëm një hap larg suksesit historik

Është viti i parë në Evropë, por mund ta shkruajë historinë.
FC Ballkani e ka siguruar “play-offin” e Europa Conference League dhe vetëm një ndeshje e ndan nga kalimi në fazën e grupeve
Këtë sukses, suharekasit e arritën vetëm pas ekzekutimit të penaltive, sepse ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të vendasve (4-4 rezultati total).
Penaltinë vendimtare e realizoi talenti, Lindon Emërllahu.
Vendasit e nisën këtë takim më mirë dhe shënuan të parë me anë të Mikkeslen – në minutën e 56-të.
Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë shifrat – pas një goditje të bukur të Ermal Krasniqit – në minutën e 83-të.
Kur u mendua se gjithçka do përfundonte me barazim, në skenë doli Da Silva – që e tundi rrjetën 30 sekonda para se të përfundonte koha e rregullt.
Në raundin tjetër – do të përballet me FC Shkupin – dhe njëra skuadër do të kualifikohet në grupet e Europa Conferece League./Shqip.com