Sport Shqiptar

Ballkani vazhdon rutinën, fiton edhe Llapi

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka vazhduar serinë e fitoreve, ndërsa në kuadër të javës së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës, “viktimë” ishte Feronikeli, ndaj së cilit fitoi me rezultat 2-1.

Mysafirët rrezikuan që në minutën e parë, kur Alban Shillova goditi nga afër, por Enea Koliçi ishte i vëmendshëm.

Shillova tentoi edhe njëherë në minutën e 13-të, mirëpo sërish nuk ia doli të mposhtë Koliçin.

Ballkani më pas rrezikoi me anë të Bleart Tolajt (15’), por  portieri Bujupi ishte në vendin e duhur.

Në çastet e fundit të pjesës së parë, skuadra nga Suhareka kaloi në epërsi me golin e Albin Berishës, ndërsa Gentrit Halili ishte asistuesi (45+1’).

Në minutën e 67-të, Ballkani e dyfishoi epërsinë, me Robert Rrahmanin që ishte i pafat, pasi realizoi auto-gol.

Në ndeshjen tjetër, Llapi ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 3-0.

Pjesa e parë ishte e barabartë me të dy skuadrat që kishin momentet e tyre, por nuk pati gola.

Në pjesën e dytë, Llapi bëri disa ndryshime që dolën të jenë të qëlluara, ndërsa në minutën e 68-të kaloi në epërsi.

Një harkim nga gjysma e fushës e gjeti ilir Blakçorin i cilin shënoi me kokë për 1-0.

Pas saktësisht dhjetë minutash ishte momenti i sulmuesit të ri Muhamet Hyseni që shënoi nga afër për 2-0 pas një tollovie në zonë.

Mbrojta e Dukagjinit ta tërësisht, ku Llapi vetëm krijonte raste dhe nga një i tillë shënoi për 3-0, kur Trimror Selimi shënoi i vetëm me portierin.

/Shqip.com