Sport Shqiptar

Ballkani vazhdon me fitore, mposht edhe Gjilanin

Ballkani ka fituar edhe përballjen e xhiros së tetë kundër Ballkanit.

Kampioni i Kosovës mposhti Gjilanin me rezultat bindës 2:0.

Rasti më i mirë për Gjilanin në pjesën e parë ishte goditja e Baton Zabërgjas, por ai nuk arriti ta kaloj Stivi Frashërin.

Meriton Korenica iu afrua golit për Ballkanin, por gjuajtja e tij goditi shtyllën.

Skuadra nga Suhareka megjithatë e gjeti golin në pjesën e parë, me anë të Arbër Prekazit, i cili ia dhuroi epërsinë vendasve.

Edhe në pjesën e dytë dominoi Ballkani, duke rrezikuar disa herë.

Por, gola e qetësisë erdhi tre minuta para fundit me Korenicën që dyfishoi epërsinë pas asistimit nga Ermal Krasniqi.

Ballkani është në vendin e dytë me 18 pikë, kurse Gjilani është një pozitë më poshtë me 14 pikë./Shqip.com