Sport Shqiptar

Ballkani vazhdon me fitore, Drenica befason Gjilanin

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në Futboll.

Ballkani ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur Trepçën 89 2:0.

Tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë Ermal Krasniqi zhbllokoi shifrat për rezultatin fillestar 1:0.

Albion Rrahmani e vulosi fitoren me një gola nga pika e bardh.

Ballknai mbetet në vendin e dytë me 25 pikë dy më pakë se lideri Drita, por ka dy ndeshje më pakë të zhvilluara, kurse Trepça 89 është në vendin e tetë.

Fitore 2:0 ka shënuar edhe Drenica përballë Gjilanit.

Dy gola në 10-të minutat e fundit i mjaftuan mysafirëve të marrin tri pikë të plota.

Osman Meziu shënoi për 1:0, kurse Ermal Veliqi dyfishoi epërsinë për rezultatin përfundimtar 2:0.

Drenica renditet e pesta me 15 pikë, kurse Gjilani është katërti me 18 pikë.

/Shqip.com