Sport Shqiptar

Ballkani – Slavia Prague, formacionet zyrtare

FC Ballkani

Ndeshja e dytë e Ballkanit në fazën e grupeve të Conference League zhvillohet sot me fillim nga ora 18:45.

Kampioni i Kosovës do të ketë përballë favoritin e grupit G, Slavia Prague.

Ballkani është në grupin G, së bashku me Slavia Prague, Cluj dhe Sivasspor.

Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashri, Thaqi, Jashanica, Sinani, Thaci, Emërllahu, Dellova, Korenica, Krasniqi, Rrahmani, Gripshi

Slavia Prague: Mandous. Douder, Ousou, Kacharaba, Jurasek, Tiehi, Provod, Masopust, Lingr, Schranz, Olayinka

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja e ka pranuar se skuadra Çeke është favorite, por ka insistuar se Ballkani kërkon rezultat pozitiv.

Ballkani e ka nisur stinorin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme dhe e ka vetëm një humbje në të gjitha garat.

Në Superligën e Kosovës ka tri fitore e një humbje, kurse në Konferencë Lig ka një barazim.

Nga ana tjetër Slavia Prague ka një rekord ka gjashtë fitore, një barazim e një humbje në lig.

Kjo është hera e parë që një skuadër nga Superliga e Kosovës garon në këtë fazë të garave evropiane./Shqip.com