Sport Ndërkombëtar

Ballkani – Sivasspor, shënohet goli i dytë

Është shënuar goli i dytë në ndeshjen Ballkani – Sivasspor, e vlefshme për rrethin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Skuadra turke ka arritur të barazojë rezultatin në 1:1, me golin e shënuar nga Arslan në minutën e 72-të.

Më parë, Ballkani ishte në epërsi, pasi Armend Thaqi shënoi në minutën e 36-të.

Në ndeshjen tjetër të Grupit G, Cluj ka shënuar fitore ndaj Slavia Prague me rezultat 2:0.

/Shqip.com