Sport Ndërkombëtar

Ballkani – Sivasspor, formacionet zyrtare

Kampioni i Kosovës, Ballkani, sonte e zhvillon një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të Ligës së Konferencës, ndërsa përballë do ta ketë skuadrën turke Sivassspor,

Me një fitore eventuale, suharekasit do të bënin hap shumë të madh të kalimit në rrethin tjetër të garave, sukses ky që pak kush mund ta ketë imagjinuar.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ekipeve, të cilat nuk ka fije dyshimi se do ta japin maksimumin e tyre, duke marrë parasysh se katër skuadrat e Grupit G i kanë nga 4 pikë.

Ndeshja Ballkani – Sivasspor fillon në  orën 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/Shqip.com