Sport Shqiptar

Ballkani – shumë afër titullit

FC Ballkani

Ballkani është edhe një hap më afër titullit.

Skuadra nga Suhareaka – barazoi 1-1 kundër Ulpianës – në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës, por i kanë arkëtuar pikët e plota.

Por, Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja do të regjistrohet me rezultat 0-3 në tavolinë.

Ky vendim ëhstë marrë me arsyetimin se Ulpiana ka inkuadruar në lojë – një futbollist, i cili nuk ishte i regjistruar për atë ndeshje.

May be an image of 3 people and people standing
FC Ballkani

“Sipas protokollit zyrtar lojtari me nr.19 i shënuar në protokoll ka qenë Fabrice Boudega me numër të ID – 01951M98, i cili nuk është aktivizuar në lojë, por në lojë është aktivizuar lojtari me nr. 19 Andi Arifi me numër të ID-015013M03, i cili nuk ka qenë i shënuar – regjistruar në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe ky veprim i K.F. “Ulpiana 1926”, ka qene i palejuar dhe i kundërligjshëm”, thuhet ndër të tjera në arsyetim.

Me këtë fitore, Ballkani ngritet në kuotën e 66 pikëve – teksa kanë mbetur edhe katër xhiro për tu zhvilluar.

Skuadrës nga Suhareka – tashmë duhet vetëm një pikë – për tu shpallur kampione e Kosovës.

Vendimi i plotë:

MIRATOHET SI E BAZUAR – Ankesa e F.C. “Ballkani” nga Suhareka, dhe ndeshja e javës së 30-të e BKT Superligës së Kosovës ndërmjet K.F. “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani” e përfunduar me rezultat 1:1, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka.

A r s y e t i m

Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 26.04.2022, ka regjistruar ndeshjet e javës së 30-të me rezultate të arritura në fushë, përveq ndeshjes së zhvilluar në Lipjan ndërmjet K.F “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani”, për shkak se F.C. “Ballkani’ ka ushtruar ankesë përkitazi me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga ana e K.F. “Ulpiana 1926”, konkretisht se, K.F. “Ulpiana 1926’’ ka aktivizuar në minutën e 80-të në lojë lojtarin me nr. 19 Andi Arifi me numër të ID-015013M03, i cili nuk ka qenë i shënuar-regjistruar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes.

Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:
Për Komisionin e Garave, sipas Nenit 71 Paragrafi 1 të Regullores së Garave janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje lidhur me ankesën.

Sipas protokollit zyrtar lojtari me nr.19 i shënuar në protokoll ka qenë Fabrice Boudega me numër të ID – 01951M98, i cili nuk është aktivizuar në lojë, por në lojë është aktivizuar lojtari me nr. 19 Andi Arifi me numër të ID-015013M03, i cili nuk ka qenë i shënuar – regjistruar në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe ky veprim i K.F. “Ulpiana 1926”, ka qene i palejuar dhe i kundërligjshëm dhe aty ku ka kundërligjshmëri rezultati është nul, prandaj

Komisioni i Garave konform nenit 77, pargrafi 2, pika 8 të Rregullores së Garave e miraton ankesën e F.C. “Ballkani’’ si të bazuar dhe ndeshjen e javës së 30-të të BKT Superligës së Kosovës ndërmjet K. F. “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani” e regjistron me rezultat zyrtar 3:0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka.

Duke pasur parasysh të gjitha këto që u cekën më lart dhe duke u mbështetur në Rregulloren e Garave të FFK-ës u vendos si në dispozitiv të këtij arsyetimi.