Sport Shqiptar

Ballkani pret Dritën, në ndeshjen më interesante të xhiros së gjashtë

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me tri ndeshjet e xhiros së gjashtë këtë fundjavë.

Primarin kryesor këtë fundjavë e marr përballja ndërmjet Ballkanit e Dritës.

Ballkani ka rekord të 100 për qind deri më tani, me tri fitore nga po aq ndeshje, kurse Drita ka dy fitore e dy barazime.

Një pikë i ndan të dyja skuadrat, por gjilanasit kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Drita më këtë ndeshje do të jetë më e freskët, pasi ka pasur një javë pushim, përkundër Ballkanit që luajti të enjten në Conference League.

Një përballje mjaft interesante do të jetë edhe Prishtina, e cila udhëton drejt Gjilanit.

Prishtina-Gjilani

Gjilani kryeson tabelën me 13 pikë, por ka pesë ndeshje të zhvilluara, ndërsa Prishtina ka dy fitore, një barazim e një humbje.

Të dielën zhvillohet edhe përballja ndërmjet Ferizajt dhe Llapit.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00./Shqip.com