Ballkani përforcon mbrojtjen

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka përforcuar repartin e mbrojtjes duke transferuar Leotrim Bekteshin.
30-vjeçari ka firmosur kontratë me skuadrën nga Suhareka deri në vitin 2024.
Lajmin e ka konfirmuar vet klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se qender mbrojtësi Leotrim Bekteshi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. 30-vjeçari ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë”, thuhet në njoftim.
Bekteshi ka përvojë të madhe në Superilgën e Kosovës, pasi ka luajtur për skuadra si SC Gjilani dhe Prishtina.
Së fundmi futbollisti ishte pjesë e Mjondalen dhe ka luajtur edhe për Iskra Borcice.
Ballkani në Superligën e Kosovës deri më tani ka zhvilluar vetëm një ndeshje, ku mposhti Drenicën.
Kujtojmë që skuadra e Ilir Dajas do të marr pjesë edhe në Conference League, pas kualifikimit historikë./Shqip.com