Ballkani përballet me Ulpianën, Drita pret Malishevën
Superliga e Kosovë në futboll do të vazhdojë me xhiron e 30-të këtë fundjavë.
Të shtunën do të zhvillohen tri ndeshje të rëndësishme, me fillim nga ora 14:00.
Lideri i Superligës Ballkani do të kërkojë ta vazhdojë formën e mirë kundër Ulpianës, të cilët po luftojnë për mbijetesë.
Skuadra nga Suhareka nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit në Superligë, ndërsa Ulpiana nuk ka marrë tri pike në shtatë ndeshjet e fundit.
Ballkani gjendet në vendin e parë me 63 pikë të grumbulluara, kurse Ulpiana është në vendin e nëntë me 24 pikë.
Drita kërkon rikthimin te fitorja përballë Malishevës.
Këto dy skuadra këtë stinor janë takuar tri herë në Ligë, me Dritën që i ka fituar të gjitha përballjet.
Drita tani gjendet në vendin e tret me 51 pikë, kurse Malisheva është në vendin e gjashtë me 37 pikë.
Feronikeli në kuadër të kësaj xhiroje do të takohet me Llapin.
Nikli në pesë ndeshjet e fundit ka katër humbje dhe një barazim, kurse Llapi ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim./Shqip.com